Misioni i Universitetit “FAMA”
Universiteti”FAMA”, i themeluar në Kosovë si institucion privat i arsimit të lartë është i angazhuar në fushën e mësimdhënies dhe të kërkimeve shkencore dhe ka disa objektiva të cilat janë të shënuara në Statutin e Universitetit “FAMA”. Si datë e themelimit të Universitetit”FAMA” njihet 12 maji i vitit 2003.
Autonomia Institucionale
Universiteti “FAMA” është një institucion autonom, i ideuar, krijuar dhe nën mbikëqyrjen e themeluesit dhe Ministrisë Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.
Themeluesi në respekt të vlerave etike që e frymëzojnë i siguron Universitetit një liri të plotë akademike në mësimdhënie dhe në kërkimin shkencor, në shërbimin ndaj komunitetit favorizon marrëdhëniet me institucionet dhe subjektet e tjera vendase ose të huaja dhe parashikon financimin e veprimtarive, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe brenda buxhetit të miratuar.
Financimi dhe veprimtaria ekonomike
Universiteti “FAMA” është një institucion jofitimprurës që financohet fillimisht nga Themelues, tarifat e shkollimit e të shërbimeve, nga të ardhurat e siguruara nga pasuria e tij dhe nga donacione të ndryshme. Mënyra e përdorimit të gjitha të ardhurave kryhet me miratimin e Themeluesit.
Universiteti do të zhvillojë zgjerimin e veprimtarisë së tij duke u mbështetur në parimin e vet mbështetjes.
Vlerësimi i njohurive dhe diplomimi
Sistemi i vlerësimit të njohurive të studentëve në Universitetin “FAMA” është me 30 nota. nota më e ulët për kalim është 6.
Diplomimi në të gjitha kurset e studimit do të realizohet me provim formimi përfundimtar ose me mbrojtje të tezës së diplomës.
Selia
Universiteti “FAMA” ka selinë ligjore në Prishtinë. Universiteti zhvillon aktivitetin didaktik pranë selisë ligjore dhe në qytete të tjera të Kosovës, fillimisht në Prishtinë Prizren,Gjilan dhe Mitrovicë.
Gjuhët zyrtare shqipja dhe anglisht, Serbo Kroatisht për të cilën interpretimi korrekt i normave të tij, në rast ndryshimi, duhet të preferohet kuptimi i njëjtë për të tri gjuhët.
Subscribe to:
Posts (Atom)